Infektuar: 68452|Shëruar: 59129|Vdekur: 1608

Shkencëtarët tani kanë gjetur një mënyrë që të flisni me njerëz përmes ëndrrave

Kërkimet e kanë arritur këtë përmes ëndrrave lucide, gjatë të cilave, njeriu është i vetëdijshëm që po ëndërron.

Shkencëtarët kanë arritur më në fund që të ua mundësojnë njerëzve të kenë biseda mes vete ndërkohë që janë duke ëndërruar.

Në një studim të ri që u publikua me 18 shkurt, një ekip internacional i shkencëtarëve ka arritur me sukses të mundësoj komunikim të dyanshëm mes dy personave përmes ëndrrave lucide.

Kjo metodë komunikimi është quajtur ëndërrim interaktiv.

“Ne kemi zbuluar se njerëzit gjatë fazës së gjumit REM mund të bashkëveprojnë me një eksperimentues duke komunikuar”, tha Ken Paller, drejtuesi i eksperimentit. “Ne gjithashtu kemi vërtetuar se ëndërruesit janë të aftë të kuptojnë pyetje dhe të përdorin kujtesën e tyre për të kthyer përgjigje”.

“Shumica e njerëzve mund të mendojnë se kjo është e pamundur, duke menduar se njeriu ose do të zgjohet që të përgjigjet, ose të mos arrij të jap një përgjigje, por mesa duket ata mund të përgjigjen pa e keqkuptuar apo keqinterpretuar pyetjen”.

Edhe pse ëndrrat janë një eksperiencë normale dhe e zakonshme, shkencëtarët akoma e kanë të vështirë që të shpjegojnë ato.

Një person gjatë ëndërrimit normal e ka më të vështirë që të kujtoj gjëra nga kujtesa aktive, prandaj Paller dhe kolegët e tij vendosën të provojnë komunikimin gjatë ëndrrave lucide.

Ata besojnë se gjetja e një metode komunikimi gjatë gjumit mund të hap një mundësi për hetime të mëtejshme për të kuptuar ëndrrat, kujtesën dhe si ndikon gjumi të kujtesa.

Shkencëtarët kanë studiuar 36 persona që kishin për qëllim të përjetonin ëndrra lucide, në të cilat personi është i vetëdijshëm që po ëndërron.

Një prej personave që pati sukses në komunikim të dyanshëm kishte narkolepsi dhe ëndrra lucide të shpeshta. Ndër të tjerët disa kishin shumë eksperiencë me ëndrra lucide, disa jo.

Në përgjithësi, shkencëtarët zbuluan se është e mundshme që njerëzit të ndjekin instruksione ndërkohë që janë në gjumë, të bëjnë matematikë të thjeshtë, të përgjigjen pyetjeve me po ose jo, ose të dallojnë stimujt sensorik.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Teknologji
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001