Infektuar: 107557|Shëruar: 105652|Vdekur: 2245

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Muzeve

Dita Ndërkombëtare e Muzeve përfaqëson një moment unik për komunitetin ndërkombëtar muzeor. Me qëllim të shënimit të kësaj dite të rëndësishme, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Muzeun Kombëtar të Kosovës, kanë organizuar një agjendë me aktivitete të ndryshme.

Shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, filloi me aktivitetin e organizuar në Muzeun Kombëtar të Kosovës, “Muzeu në Kuti”. Ky aktivitet u zhvillua në bashkëpunim me Festivalin e Muraleve në Ferizaj, ku pjesëmarrësit student dhe nxënës, kanë krijuar kutitë lëvizëse të inspiruar nga motivet e trashëgimisë kulturore nga koleksioni i Muzeut. Kutitë lëvizëse të drurit janë pikturuar dhe dizajnuar me motive të trashëgimisë kulturore duke nxjerrë pjesë të ngritura që mund të ndihen me prekje, ndërsa replikat janë punuar me materiale nga argjila, fimo, tekstil dhe metal.

Rezultatet e këtij aktiviteti u ekspozuan në hapësirat e Muzeut Kombëtar të Kosovës, në prani të Ministrit Hajrulla Çeku, dhe pjesëmarrësve tjerë. Certifikatat për pjesëmarrje në këtë aktivitet për nxënësit dhe studentët, u shpërndanë nga Ministri Çeku. Në fjalën e tij Ministri Çeku, theksoi evoluimin e rolit dhe rëndësisë së muzeve, si institucione demokratike që i shërbejnë komunitetit dhe zhvillimit të tij, duke u ndërlidhur edhe në rëndësinë e qasjes gjithëpërfshirëse dhe të barabartë për të gjithë.

“Jam mëse i kënaqur që sot në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve vizitova punimet e krijuara nga pjesëmarrësit në këtë aktivitet, ku theksohet rëndësia e transmetimit të vlerave të trashëgimisë kulturore nëpërmjet institucionit të muzeut. Ekspozita e krijuar nga pjesëmarrësit ofron edhe dimzensionin shumë të rëndësishëm të promovimit dhe edukimit, që do të ndikojë në transmetimin e këtyre vlerave te gjeneratat e ardhshme.”

Ai gjithashtu shtoi për obligimet dhe angazhimin për ngritjen e kapaciteteve të muzeve në Kosovë.

“Dua të theksoj rëndësinë dhe prioritetin tonë në fushën e ngritjes së kapaciteteve të muzeve në Kosovë, si në aspektin përmbajtësor, duke pasuruar fondin muzeor por edhe në përmirësimin e kushteve të punës për punonjësit. Gjithashtu krijimi i bazës ligjore që do të mundësojë kategorizimin dhe organizimin funksional të muzeve ekzistuese në Kosovë, dhe do të hap rrugë për themelimin e muzeve të reja, me qëllim të dokumentimit, interpretimit dhe promovimit të kulturës sonë të pasur.”

Aktivitet i radhës për nder të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, do të mbahet më 20 Maj 2021, në hapësirat e Muzeut Kombëtar të Kosovës, ku do të bëhet Hapja e Ekspozitës së veçantë të koleksionit të figurës qendrore të trashëgimisë muzikore folklorike të ndjerit Shaqir Hoti.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001