Infektuar: 10590|Shëruar: 6138|Vdekur: 354

Selimi i drejtohet Hotit: A po e dini pse po shkoni nè bisedime me Vuqiqin?

Shefi i grupit parlamentar i LVV Rexhep Selimi, në seancën e sotme në Kuvend i ka drejtuar disa pyetje kryeministrit Avdullah Hoti.

Rexhep Selimi ka thënë se Hoti po pritet të nis bisedimet për dialogun Kosovë-Serbi në Berlin dhe Bruksel, e nuk e di se për çfar është duke u nisur atje.

Selimi në fjalimin e tij i bëri pyetje kryeministrit se ku është duke u nisur pa lejen e Kuvendit dhe pa platformë të dialogut.

Ai tutje tha se “Çfarë do na thuash vallë kur të ktheheni?”.

“Hoti po duket se është bërë gati për një turne udhètimi me Vuqiqin në Berlin e Bruksel. Ai shprehet se është i vendosur se ky dialog nuk ka alternativ pa e ditur se a po shkon për të dialogur pèr një marrëveshje apo për një plan që e kanë bërë më herët.

Ku po shkon pa lejèn e Kuvendit , platformë e ekip, e pa plan? A e dini z.Avdullah Hoti ku po shkoni dhe pse po shkon? Nëse jo pse po shkoni e nëse po e dini pse s’po na tregoni?

Thaçi e Vuqiqi të kanë futur në një sandwich në shërbim të planeve të tyre që ne ju paralajmëruam me kohë. Z.Hoti nuk keni ku shkoni pa i sqaruar këto gjëra në fillim”, tha ai.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001