Infektuar: 19131|Shëruar: 15323|Vdekur: 679

Selenica: Trump na ka futur në “Ligën e Kampionëve të Ekonomisë”

Drejtori Ekzekutiv i Qendrës Shqiptare të Studimeve, Geri Selenica, ka thënë se thënë se me marrëveshjen e nënshkruar në Washington Kosova do të bëhet “Singapori Ballkanik”.

“Është fat i madh që administrata e Donald Trump ka vendosur një port të thellësisë së madhe në Mesdhe. Në të gjithë Mesdheun nuk ka asnjë port të thellësisë së madhe. Është një gjë shumë strategjike që administrata e Trump na ka futur në “Champoins League”-en e ekonomisë dhe na ka futur portin kryesor të Ballkanit”, është shprehur Selenica, njofton Klan Kosova.

“Nuk ka në Ballkan port të thellësisë së madhe i cili do të ketë kuptim vetëm nëse lidhet me hekurudhë. Po krijojmë një korridor rajonal. Ky port nuk është as për Shqipërinë, as Kosovën, as Serbinë është korridor rajonal”.

Ai ka thënë se armiq të projektit të portit të Durrësit janë vendet fqinje si Greqia, Italia…

Sipas tij marrëveshja e nënshkruar në Washington do të krijojë mijëra vende pune në Kosovë.

“Të bën Singapor këtu. Singapori ka qenë ishull balte”.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001