Infektuar: 15270|Shëruar: 12900|Vdekur: 619

Sabri Fejzullahu flet për mikun e tij Adem Mikullovcin: Ai vazhdon të jetojë me veprat e tij

Artisti Sabri Fejzullahu ka folur në emisionin DPT te Fidani në T7 për marrëdhëniet me mikun e tij Adem Mikullovci, i cili ndërroi jetë të martën.

“Ai vazhdon të jetojë me veprat e tij dhe kurrë nuk vdesin. Kështu qenka jeta, duhet të bësh diçka të mirë që të kujtojnë njerëzit. Ata që kanë para shumë ndihmojnë të varfrit. Veprat harrohen. Ka qenë shok i cuditshëm në kuptimin se me thirre ti ose unë hajde dalim gjithnjë ka thënë jo. Ti ka qit ty dhjetë, me pi ti nga ai. I kam thënë a jem shokë a jo, më thoshte çfarë je duke folur“, ka thënë ai.

“Si artist ka qenë punëtorë i madh. Kjo gjeneratë e ka sjellë teatrin. Ademi kurrë në jetë nuk është vonuar. Kurrë nuk e ka dashur komedinë. Nëse i ke thënë se e ke bërë të gjithë sallën të qeshësh, ai është dëshpëruar. Shquhet si komedian por nuk e ka dashur kurrë. E ka dashur dramën. Rolin gjithmonë e ka luajtur me përkushtimin më të madh. Por nuk ka bërë gjeste që t’i bëjë njerëzit për të qeshur. Ai e ka bërë me shpirtin më të madh të aktorit. Kështu e kam njohur dhe shumë të tjerë që kanë punuar me të”, shtoi Fejzullahu.

Ai tregon edhe për aktivitetin kombëtar të Mikullovcit, dhe thotë se ai ka qenë patriot i madh.

“Ademi ka qenë patriot i madh. Ka bërë shumë për popullin shqiptar. Dëshironte që 90% e dramës të ishte në gjuhën shqipe dhe më pak në regjimin e atëhershëm”, shtoi ai.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001