Infektuar: 4100|Shëruar: 2063|Vdekur: 86

“Rruga” për trafikim njerëzish – në festivalin spanjoll

El Festival Internacional de Cine Bajo la Luna” këtë vit shënon edicionin e 13-të. Filmat që janë në garë do të shfaqen nën qiell të hapur në plazhin “Islantilla”. “Rruga”, me regji të Besim Ugzmajlit, është një thirrje për shoqërinë që të reagojë përballë dhunës e shkeljes së të drejtave të njeriut. “Publikut në Spanjë do t’i ofroj një trajtim origjinal që vjen nga Kosova”, ka thënë Ugzmajli për KOHËN, duke shtuar se filmi nuk po njeh as pandemi e as kufij politikë

Shfaqja e filmave në ambient të hapur është zgjidhja që bëjnë disa festivale duke mos hequr dorë nga organizimi në kohën e pandemisë së koronavirusit. Kësisoj po veprojnë edhe organizatorët e festivalit “El Festival Internacional de Cine Bajo la Luna”, që tashmë kanë bërë publike listën e filmave që janë në garë për edicionin e 13-të. Në mesin e tyre është edhe filmi i shkurtër “Rruga”, nën regji të Besim Ugzmajlit. Atë dhe filmat e tjerë publiku do të mund t’i shohë në plazhin “Islantilla” në Isla Cristina, qytet bregdetar në Andaluzi. Për regjisorin, pjesëmarrja në këtë festival dëshmon që filmi nuk po njeh as pandemi, por as kufijtë e politikës.

Edicioni i sivjetmë do të mbahet prej 6 korrikut deri më 20 gusht, ndërsa filmi i Ugzmajlit, që zbërthen fatin e njëjtë të dy personazheve, por që fshehin të vërtetën si viktima të dhunës, do të shfaqet më 18 gusht. Festivali është një destinacion për dashamirët e filmit dhe organizatorët janë të fokusuar që të sjellin filmat me të rinj nga e gjitha botë. Përveç shfaqjes së filmave, gjatë festivalit mbahen edhe diskutime, ekspozita e aktivitete të tjera kulturore. Festivali ka si qëllim edhe promovimin e vendit dhe nxitjen e turizmit.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Teknologji
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001