Infektuar: 10590|Shëruar: 6138|Vdekur: 354

Rritet shifra ditore e rasteve me Covid-19 në Gjermani

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 232 të infektuar dhe dy të vdekur nga koronavirusi.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 9,064, shkruan “Reuters”.

Përpos rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 232 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 198,963. Një ditë më parë u shënuan 159 raste.

Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001