Infektuar: 38431|Shëruar: 23754|Vdekur: 989

Rrëfimi i australianit që gjeti portofolin që kishte humbur 26 vjet më parë

Paul Davis nga Australia kishte humbur portofolin 26 vite më parë në një fshat piktoresk i quajtur Lenocks Hedu, ndërsa po festonte Vitin e Ri në plazh.

Ai u “përshëndet” me dokumentet dhe paratë që i kishte brenda. Megjithatë, një djalë i ri e ka gjetur portofolin e tij që e kishte humbur në vitin 1994 në plazh.

Të gjitha gjërat që i kishte brenda portofolit kishin mbetur të paprekura – ID-ja e mjekut dhe e universitetit, kartat e bankës dhe disa fatura.

Pasi të dhënat e tij ishin në dokumente, personi që e gjeti e publikoi në Facebook me shpresën se do ta gjej Davisin. E një e afërme e gruas së tij e pa postimin dhe menjëherë e informoi.

Paul, pas 26 viteve sërish e mbante portofolin për të cilin kishte menduar se kurrë më nuk do ta shihte.

Madje thotë se do ta fusë në kornizë dhe do ta mbajë në mur me qëllim që çdo ditë ta kujtojë këtë përvojë.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001