Infektuar: 68452|Shëruar: 59129|Vdekur: 1608

Rimëkëmbja ekonomike – ndahen 3 milionë euro për sektorin e gastronomisë, rriten pensionet për tre muaj

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se në mbledhjen e Qeverisë është marrë vendim se si do të bëhet shpërndarja e mjeteve financiare në kuadër të programit për rimëkëmbje ekonomike.

Hoti në një konferencë për media ka thënë se do të ndihmohen bizneset e vogla, do të ndihmohet sektori i gastronomisë, do të rriten pensionet, do të ndihmohen komunat e të tjera, transmeton Telegrafi.

“Masa e parë – shuma 6.5 milionë euro që do të shpërndahet për të vetëpunësuari për bizneset e vogla. Masa e dytë, kemi ndarë për ministrinë e Arsimit dhe Shkencës pesë milionë euro për të mbështetur organizimin e mësimit në kushte të veçanta. Masa e tretë, do të vazhdojmë ta mbështesimin Ministrinë e Kulturës dhe Sportit në shumë 2.5 milionë euro”, tha ai.

Gjatë prezantimit, Hoti tha se do të ndahen edhe 1 milion euro për programe të veçanta që përmirësojnë pozitën e gruas në shoqëri.

“Program i veçantë për të përmirësuar pozitën e gruas, në shumë prej 1 milion euro. Kemi ndarë 50 milionë euro për shëndetësi – ku 40 shkojnë për blerjen e vaksinës dhe 10 milionë për pajisje tjera. 11 milionë euro për shtesa në pagë për ata që bartin barrën kryesore në menaxhimin e pandemisë. Për Ministrinë e Bujqësisë kemi ndarë 12 milionë euro. Ministrinë e Tregtisë kemi ndarë 9 milionë euro, 3 milionë për sektorin e gastronomisë”, potencoi ai.

Tutje, Hoti tha se komunat do të ndihmohen me 7 milionë euro për të menaxhuar pandeminë.

“Do të rrisim fondin për garanci kreditore me 40 milionë euro, do të mbulojmë edhe tarifën kreditore. Do të ndihmojmë ndërmarrjet publike me 21 milionë euro. Në ministrinë e Ekonomisë do të ndahen 16 milionë euro. Ministria e Zhvillimit Rajonal do të përfitojë 1 milionë euro. Do të rrisim pensionet që janë nën 100 euro për tre muaj”, u shpreh ai.

Kryeministri në detyrë tha se secili qytetarë do të ndjej ndihmën nga shteti.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Teknologji
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001