Infektuar: 15379|Shëruar: 13088|Vdekur: 620

Rikthehet Messi, dy gola dhe një asist ndaj Girona

Lionel Messi hedh pas krahëve ngjarjet e bujshme ku u përfshi personalisht gjatë kësaj vere (kërkoi largimin nga Barcelona) dhe kthehet në botën e Blaugranëve me dygolësh dhe një asistim të jashtëzakonshëm që më pas çoi drejt golit Coutinhos në testin kundër Gironas, të fituar nga katalanët për 3-1.

Golin e parë e shënoi me një të djathtë të mrekullueshme nga jashtë zonës, edhe të dytin nga distanca, por i ndihmuar nga devijimi i një mbrojtësi.

Në rreshtimin 4-2-3-1 të Koemanit, Messi e nisi takimin pas shpinës së Griezmannit, përkrah tij, Coutinho dhe Trincao. Argjentinasi dhe francezi shpesh i shkëmbyen pozicionet e tyre në fushë, duke e lënë Gironan pa pika referimi. Ndeshja e Messit zgjati 61 minuta dhe përfundoi me një shtrëngim duarsh të bukur me Koemanin. Siç pritej, në këtë miqësore nuk ishin të grumbulluar Suarez dhe Vidal.

Sulmuesi uruguajan ndiqet nga Juventusi, ndonëse nuk përjashtohet qëndrimi i tij në Katalunjë, ndërsa kiliani është një hap larg Interit të Antonio Contes.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001