Infektuar: 39057|Shëruar: 24427|Vdekur: 1005

Rëndohet gjendja në Spitalin e Gjilanit, 78 pacientë me oksigjeno-terapi

Ёshtë rënduar gjendja me COVID-19 në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, ku aktualisht aty janë duke u trajtuar 113 pacientë, 78 prej të cilëve janë të konfirmuar me virusin COVID-19.

Drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm, Dr. Ukshin Ismaili, ka thënë se ky është numri më i lartë i pacientëve që nga fillimi i pandemisë.

“Situata është tejet e rënduar dhe për brengosje në Spitalin e Përgjithshëm. Për momentin i kemi 113 pacientë të hospitalizuar, ku prej tyre 78 janë COVID-pozitiv dhe që të gjithë janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi”, ka thënë Ismaili për Mediafokus.info.

Ai pohoi se i gjithë stafi aty, me të gjitha kapacitetet profesionale po japin cdo gjë nga vetja për t’iu dalë në ndihmë pacientëve.

“Mesazhi im dhe i të gjithë kolegëve sipas OBSH, IKSHPK dhe MSh është: maska, distanca, higjienë personale dhe mos grumbullim”, ka thënë Ismaili.

Ndryshe, të premten në Spitalin e Përgjithshëm kanë ndërruar jetë 4 pacientë, të cilët ishin të konfirmuar me COVID-19.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001