Infektuar: 98435|Shëruar: 84505|Vdekur: 1223

Renditja e FIFA-s: Belgjika vazhdon të jetë e para, Shqipëria s’lëviz vendi

Belgjika vazhdon t’i prijë renditjes botërore të FIFA-s për ekipet kombëtare, e ndjekur nga Franca dhe Brazili, ndërkohë që Shqipëria ngel në pozitën e njëjtë, 66-të.

FIFA e publikoi renditjen e re sot, me gjashtë vendet e para që mbeten të pandryshueshme nga renditja paraprake, raporton Gazeta Express.

Listës i prin Belgjika, e ndjekur nga Franca, Brazili, Anglia dhe Portugalia. Në top dhjetëshe janë edhe Italia (7), Argjentina (8), Uruguai (9) dhe Danimarka.

Por për dallim nga renditja paraprake, kuqezinjtë i kanë fituar dy pikë më shumë dhe tani i kanë 1362 pikë në përgjithësi.

Kjo falë dy fitoreve kundër në kualifikime për Kupën e Botës 2022 muajin e kaluar kundër Andorrës dhe San Marinos, megjithëse ishte mposhtur nga Anglia në Grupin I.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001