Infektuar: 105715|Shëruar: 96012|Vdekur: 2191

Reagon AMPEK: Prokuroria dhe policia s’kanë të drejtë të kërkojnë burimet e gazetarëve pa urdhër të gjykatës

Asociacioni i Mediave të Pavarura Elektronike të Kosovës (AMPEK) ka reaguar për ngjarjet e zhvilluara pas publikimeve të Gazetës Insajderi.

Ky asociacion vlerëson se intervistimi i gazetarëve të Insajderit me qëllim të zbulimit të burimit të tyre është shkelje flagrante e Ligjit për Mbrojtjen e Burimeve të Gazetarëve dhe të drejtës së lirisë së mediave.

“Prokuroria dhe policia nuk kanë të drejtë të kërkojnë zbulimin e burimeve të gazetarëve pa urdhër të gjykatës. AMPEK-u u bën thirrje organeve kompetente që urgjentisht të fillojnë procedura disiplinore kundër zyrtarëve që kanë keqpërdorur autorizimet e tyre duke shkelur në këtë mënyrë Ligjin për Mbrojtjen e Burimeve të Gazetarëve”.

Në reagimin e tyre thuhet se presioni ndaj mediave dhe gazetarëve dhe pengimi i ushtrimit të profesionit janë totalisht të papranueshme në demokraci.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001