Infektuar: 34940|Shëruar: 21446|Vdekur: 926

Reagimi i Koeman pas humbjes së Barcelonës kundër Atletico Madridit

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ndihet i shqetësuar me mënyrën sesi skuadra e tij pranoi gol në humbjen 1:0 kundër Atletico Madridit të shtunën në Wanda Metropolitano.

Barça udhëtoi drejt Madridit me vetëm një vitore në pesë ndeshjet e kaluar në La Liga, një ecuri rezultatesh që i ka lënë shumë prapa kreut të tabelës.

Disfata – e treta brenda një muaji – nënkupton se Barcelona po ka shumë vështirësi ta marrë veten nga problemet e mëdha jashtë fushës që i pati në verë.

Yannick Carrasco e shënoi golin e vetëm dhe të fitores për Atleticon pas një daljeje të pamatur të portierit Marc-Andre ter Stegen dhe pasi Gerard Pique dështoi ta bllokoi pasimin e Angel Correas.

Kjo e ka mllefosur trajnerin Koeman.

“Është shqetësuese. Për një ekip të madh të pranojë gol të tillë… nuk mund të ndodhë, sepse ishte minuta e 47-të, ne e kishim topin dhe ata shënuan për 1:0”, tha Koeman.

“Ne e kontrolluam lojën dhe e dinim se ishte e vështirës të krijonim shumë shanse. Si çdo trajner, unë jam përgjegjës për rezultatet e ekipit”, shtoi ai.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001