Infektuar: 4928|Shëruar: 2267|Vdekur: 102

Rashica përkrah Messit në formacionin e javës në Evropë

Milot Rashica së bashku me Lionel Messin, janë pjesë e formacionit të javës në ligat kryesore të Evropës.

Si zakonisht, Whoscored ka zgjedhur formacionin e javës, duke vlerësuar performancat e futbollistëve në pesë ligat kryesore të Evropës.

Pjesë e këtij formacioni është edhe ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, që impresionoi me paraqitje në fitoren e fundit të Werder Bremen në shtëpi ndaj Koln.

Rashica paraqitje e tij e kompletoi edhe me një gol të bukur, për t’u vlerësuar me notë 9.2.

Në këtë formacion, një vend ka zënë edhe Lionel Messi, së bashku me Fabinhon e Liverpoolin dhe Kramaricin e Hoffenheim.

Në sulm, është vlerësuar paraqitja e Anthony Martial të Manchester United.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Teknologji
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001