Infektuar: 15002|Shëruar: 12451|Vdekur: 614

Qumështorja Vita paralajmëron fermerët: Nëse Qeveria nuk merr masa ne nuk mund të bëjmë pranimin e qumështit

Pandemia globale në mbarë botën ka vështirësuar punën e shumë prodhuesve. Njëjtë ka ndodhur edhe në Kosovë, ku pothuajse të gjithë sektorët janë prekur nga këto ndryshime, shkruan Literal Media.

Edhe fermerët e qumështit në Kosovë kanë hasur vështirësi në rënie të sasisë së shitjes për shkak të situatës së krijuar me Covid-19.

Qumështorja Vita ka paralajmëruar fermerët se nga data 21 shtator nuk mund të bëjnë pranimin e qumështit nëse Qeveria nuk merr masa.

Në dokumentin e siguruar nga Literal Media thuhet se arsyeja e mospranimit është pandemia COVID-19 e cila ka prekur edhe veprimtarinë e qumështores Vita.

Dokumenti drejtuar fermerëve:

 

Kujtojmë që vetëm pak ditë me parë Shoqata e Qumështoreve të Kosovës bën të ditur se fermerët e qumështit po detyrohen ta derdhin qumështin në lumenj.

“Për shkak të ngopjes së tregut me produkte kancerogjene nga vaji i palmës, ne fermerët e qumështit detyrohemi që ta derdhim qumështin tonë në lumenj. STOP VAJIT TË PALMES”, shkruhet në faqen zyrtare në Facebook të kësaj shoqate.

Video:



LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001