Infektuar: 15379|Shëruar: 13088|Vdekur: 620

QKK-ja ka hapur thirrjen për propozime për OSCAR

Ftohen të gjithë të interesuarit që të dërgojnë propozime për konsiderim për çmimin OSCAR për kategorinë për film në gjuhë të huaj (international feature), i cili mund ta përfaqësoj Kosovën këtë vit. Në këtë kategori përfshihen filmat e metrazhit të gjatë artistik, dokumentarë, dhe të animuar më të gjatë se 40 minuta.

Për shkak të pandemisë, Akademia e OSCARS ka përcaktuar disa rregulla të reja. Ndër to kryesorja që do të vlej vetëm për edicionin e 93të është për: filmat e përzgjedhur që e kanë pasur shfaqjen teatrale të planifikuar më parë, por që fillimisht janë bërë të qasshme përmes platforme me reputacion të shpërndarjes, ose të ndonjë platforme VOD, mund të kualifikohen, nën kushtet e mëposhtme:

Që t’i sigurojnë Akademisë dokumentacionin (dokumentin origjinal dhe një përkthim në anglisht) të datave të mbylljes së kinemasë të mandatuar nga qeveria, dokumentacionin që dëshmon shfaqjen në kinema të planifikuar më parë, dhe shpërndarjen në një platformë me reputacion, ose marrëveshje me ndonjë platformë VOD.

Filmi do të vihet në dispozicion në Dhomën e Shfaqjes së Akademisë brenda 60 ditëve pasi filmi është përcaktuar zyrtarisht nga komiteti përzgjedhës për të përfaqësuar vendin, dhe që plotëson të gjitha kriteret e tjera të pranueshmërisë..

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001