Infektuar: 107557|Shëruar: 105652|Vdekur: 2245

Qeveria për tre muaj shpenzoi mbi 520 milionë euro

Qeveria e Kosovës për tre muaj ka shpenzuar mbi 521 milionë euro, ndërsa të hyrat ishin 523.6 milionë euro.

Kështu thuhet në raportin “Llogaritë qeveritare, tremujori i parë 2021”, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Sipas ASK-së, të hyrat në këtë tremujor kishin një rritje krahasuar me të hyrat në tremujorit të parë të vitit 2020 që ishin 402.4 milionë euro.

“Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 64.3 për qind të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave. Gjithsej shpenzimet e përgjithshme të Qeverisë në tremujorin 2021 ishin 521 milionë euro, ndërsa shpenzimet në tremujorin e parë 2020 ishin 400.3 milionë euro.

Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kompensimi i punëtorëve me 32.6 për qind; kontributet sociale dhe përfitimet me 28.8 për qind; konsumi i ndërmjetëm me 11.5 për qind; dhe formimi i kapitalit bruto me 10 për qind. Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve”, njofton ASK.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001