Infektuar: 108371|Shëruar: 106001|Vdekur: 2257

​Qeveria ndan 1.3 milion euro për kompensimin e bujqve

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka prezantuar propozim – vendimin për kompensimin e dëmeve në bujqësi me vlerë prej 1.3 milionë euro i cili është miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Po ashtu vetëm në dy javët e fundit, janë proceduar për pagesë 1.4 milion euro për 1,554 përfitues në kategorinë e subvencioneve, duke e rritur kështu shifrën e mbështetjes ndaj fermerëve në 2.7 milionë euro.

Gjithashtu, në mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar edhe themelimi i Task-Forcës për Mbrojtjen dhe Shfrytëzimin e Ligjshëm të Pyjeve, si dhe themelimi i Task-Forcës për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Tokës Bujqësore.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001