Infektuar: 10590|Shëruar: 6138|Vdekur: 354

Qeveria Hoti sot vendos se a do t’u kërkojë vërtetim për COVID-19 shtetasve të Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi e Bosnjës

Qeveria e Kosovës, sot do të mbajë mbledhjen elektronike ku do të vendosen disa masa të reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Siç mëson Express, në rend dite do të jetë shqyrtimi i propozim-vendimit për ndërmarrjen e masave, me qëllim të parandalimit të përhapjes dhe kontrollit të infeksionit COVID-19.

Po ashtu do të shqyrtohet edhe propozim-vendimi për ndërmarrjen e masave lidhur me qarkullimin e personave fizik jashtë shtëpive apo banesave, në komunat: Mitrovicë e Jugut, Gjilan, Fushë Kosovë dhe Shtërpcë.

Express nga burime brenda Qeverisë mëson se në mbledhjen e sotme do të shqyrtohet edhe propozim-vendimi i cili obligon të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, të dëshmojnë se nuk janë të infektuar me COVID-19.

Kjo duhet të bëhet me anë të vërtetimit që dëshmon testin RT-PCR negativ në Sars COV-2, jo më të vjetër se 72 orë nga koha kur paraqiten në kufirin e Republikës së Kosovës.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001