Infektuar: 15333|Shëruar: 12987|Vdekur: 619

Profiti i Toyotas bie për 74%, bëhet thirrje për transformim

Presidenti i gjigandit të automjeteve Toyota, Akio Toyota, ka bërë thirrje për transformim pas një rënie të profitit prej 74%, kryesisht për shkak të pandemisë.

Toyota këtë vit ka raportuar për fitim për afër 1.5 miliardë dollarë në tre-mujorin e fundit, i cili ka zbritur më shumë se 6 miliardë se që ishte vitin e kaluar.

“Ndikimi i COVID-19 është i gjerë, i theksueshëm dhe serioz dhe pritet që kjo të vazhdojë për një kohë”, kanë thënë nga Toyota.

Megjithatë, presidenti i Toyotas, Akio Toyota, është shprehur optimist për të ardhmen për shkak të ndryshimeve strukturore në tregun automobilistik.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001