Infektuar: 108371|Shëruar: 106001|Vdekur: 2257

Prizrenasit i vidhen 900 kilogramë mjaltë ditën e Kurban Bajramit

Bletarit nga Prizreni Behar Spahiu dikush i vodhi 900 kilogramë mjaltë Ditën e Bajramit.

Ndonëse vendi ishte i mbrojtur me telin që ai e kishte rrethuar, hajnat arritën ti thyen dy drynat dhe të depërtonin që të kryejnë aksionin.

Tani si dëshmi në telefon po i mban dëmet e shkaktuara, që sipas tij arrijnë vlerën e afër 11 mijë eurove.

Rastin për Klan Kosova e kanë konfirmuar edhe policia e rajonit të Prizrenit, të cilët thanë se ngjarja është duke u hetuar, por Behar Spahiu nuk po pret që fajtorët të gjenden.

Pas gjithë këtyre ngjarjeve, bletari Spahiu po planifikon t’i tërheq bletët dhe të mos merret fare më me to.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001