Infektuar: 56138|Shëruar: 499604|Vdekur: 1433

Prishtina i shkakton humbje kampionit në konkurrencën e femrave në hendboll

E. Kurteshi ka shënuar 11 gola për të udhëhequr Prishtinën drejt fitores ndaj kampionit aktual, Ferizajt. Ndeshja e luajtur të shtunën në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, përfundoi me rezultat 35:27 në të mirë të Prishtinës.

Te kjo skuadër pos Kurteshit me efikasitet u dallua edhe A. Nivokazi me 8 gola. Te Ferizaj më efikasja ishte K. Domaneku me 8 gola.


Prishtina ka fituar shtatë ndeshjet e deritashme dhe i ka 14 pikë, sa edhe Istogu e Vushtrria. Istogu po ashtu ka shtatë fitore në po aq ndeshje të luajtura, kurse Vushtrria ka shtatë fitore e një disfatë. Ferizaj renditet i pesti me 10 pikë.

Të shtunën u luajtën edhe katër ndeshje tjera të javës së tetë të Superligës së hendbollisteve. Skuadrat favorite shënuan fitore.

Ferizaj – Prishtina 27:35 (14:20)

Ferizaj: Trenoska, Kupina 3, Domaneku 8, Kelmendi 5, Rashiti, Qerkini, Sylejmani 4, Stojkovska 4, Huruglica 3, Bytyqi, Emini, Thaqi

Prishtina: Sefedini 3, Uka 1, Shala 1, Stagova 3, Mehmeti 3, Ipçi 3, Prapashtica 2, Baftijari, Nivokazi 8, Kurteshi 11, Behluli

Vushtrria – Kastrioti 31:23 (15:10)

Vushtrria: Kelmendi, Gubetini, Avdiu 2, Rama 8, Zymeri 3, Preniqi, Sopjani 4, Kasumi 3, R. Gubetini, Tahiri 6, Matarova 5

Kastrioti: Terpeza, Dinarica, V. Gashi 2, Reqica 2, Stagova 3, Saliu 4, Misini, Beqiri, S. Reqica 1, Salihu 4, P. Gashi 7, Grainca, Gurgurovci


Drita – Jusuf Gërvalla 17:20 (13:9)

Drita: Jonuzi, Pajaziti, Ramabaja 4, Sadiku 2, Vokshi 3, Rudhani 1, Hyseni 3, Brahimi, Reqani, Arifi 4, Jashari

Jusuf Gërvalla: Shala, Qekaj 6, Gecaj, Tolaj 2, Qufaj 4, Berisha 2, D. Qekaj 2, Lulaj, A. Ymeraj 2, Ymeraj 2

Istogu – Vëllaznimi 46:15 (19:6)

Istogu: Ahmetxhekaj, Milatoviq, Venetski, Halitaj 6, Hetemi 11, Ferataj 9, Berisha 8, Shatri 2, Muratoviq, Kameri, Rugova 10, Shehdadi

Vëllaznimi: Zejnullahu 3, Radoniqi, Frrokaj 3, Gashi 1, Hoda 2, Bardhi 2, Varaku, Mullakadrija, Gola 1, Dana 3, Hasani


LITERAL.MEDIA

Lexo po ashtu

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001