Infektuar: 107557|Shëruar: 105652|Vdekur: 2245

Presidenti i FIFA-s, Infantino: Duhet të shmangim luftën në futboll

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka thënë se ai dëshiron të shmangë konfliktin dhe synon të ndërtojë një të ardhme tjetër pas polemikave të Superligës Evropiane.

Institucionet e futbollit po diskutojnë masat dhe sanksionet për klubet që u përpiqen të shkëputen nga UEFA duke krijuar Superligën Evropiane.

Sidoqoftë, Infantino nuk dëshiron luftë dhe shpreson të zgjidhë çdo çështje përmes ‘dialogut’.

“Ne duhet të shmangim bisedimet për luftë kur bëhet fjalë për futbollin. Sidomos në një kohë si kjo kur e gjithë bota po merret me një pandemi të paparë”, ka thënë fillimisht Infantino për L’Equipe.

“Është detyrë e institucioneve kombëtare, pastaj e UEFA-s dhe më pas e FIFA-s, të marrin vendimet e duhura”.

“Edhe në situatat më delikate, unë jam për dialog dhe jo për konflikte. Një drejtues ka për detyrë të pyesë veten pse ka ardhur e gjithë kjo dhe, duke u nisur nga kjo pyetje, të ndërtojë një të ardhme tjetër duke folur dhe dëgjuar të gjithë, veçanërisht tifozët, të cilët janë zemra e futbollit”.

“Disa sanksione mund të kenë pasoja të rëndësishme dhe atëherë ne duhet të marrim përgjegjësi për to”.

“Duhet të kuptohet se për çfarë masash po flitet. Dëgjoj që klubet duhet të ndëshkohen, por kjo mund të nënkuptojë edhe dënimin e lojtarëve, trajnerëve dhe tifozëve të klubeve të përfshira, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me projektin e Superligës Evropiane”, përfundoi presidenti i FIFA-s.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Teknologji
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001