Infektuar: 34940|Shëruar: 21446|Vdekur: 926

Policia në Gjilan shqipton 61 gjoba për mos respektim të masave kundër COVID-19

Në 24 orët e fundit, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka shqiptuar 61 fletëparaqitje për mos respektim të masave kundër COVID-19.

Në njoftimin e publikuar në Facebook të Policisë së Kosovës thuhet se ata janë duke vazhduar në zbatimin e planit operativ dhe realizimin e vendimeve të institucioneve shtetërore në parandalim të përhapjes së pandemisë.

“Policia e Kosovës , gjatë zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet e Shëndetësisë si pasojë e pandemisë COVID-19, për njëzet e katër orët e fundit , në të gjitha shtatë komunat e rajonit të Gjilanit , kanë shqiptuar gjithsej 61 fletëparaqitje për mos respektim të këtyre masave”.

“Policia e Kosovës i thërret dhe apelon te qytetarët që ti respektojnë me përpikëri masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë , ne dhe të gjitha institucionet e shtetit e kemi vetëm një qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë, në të kundërtën moszbatimi i këtyre masave do të ketë konsekuenca ligjore”, thuhet në njoftim.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001