Infektuar: 15142|Shëruar: 12674|Vdekur: 618

Policia e Kosovës nuk do të patrullojë këtë vit bashkë me Policinë e Shqipërisë, shkak pandemia

Policia nuk po vazhdon t`i kryejë patrullimet e përbashkëta me Policinë e Shqipërisë.

Ani pse ligji kundër pandemisë mungon, Policia po duhet të kryejë detyrat që u janë caktuar, pas vënies së masave.

Por në mungesë të këtij ligji puna e tyre është vështirësuar.

Pjesëtarët e Policisë kanë qenë të angazhuar në zbatimin e masave, duke i asistuar Inspektoratit Sanitar.

E ndodhi shpesh që shumë personave t`u merren shënimet nga Policia, pasi nuk po respektonin si duhet masat e vëna.

Drejtori i operacioneve në Policinë e Kosovës, Afrim Ahmeti ka treguar se cka ndodhë me këto shënime.

E pandemia ka ndryshuar edhe disa prej angazhimeve të Policisë.

Disa vite me radhë, Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kryen patrullime të përbashkëta.

Por gjatë këtij sezoni, një gjë e tillë nuk po ndodhë.

Afrim Ahmeti, Drejtor i Operacioneve në Policinë e Kosovës

Ahmeti po ashtu ka treguar se gjatë këtij viti të gjitha statistikat sa i përket trafikun kanë shënuar rënie, si gjobat, aksidentet më të lënduar dhe të vdekur.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001