Infektuar: 38431|Shëruar: 23754|Vdekur: 989

Policia arreston babë e bir në Skënderaj, përdor dhunë (VIDEO)

Policia e Kosovës ka arrestuar dy qytetarë për mosmbajtje të maskave në sheshin e Skënderajt duke përdorur edhe dhunën.

Të paktën kështu kanë deklaruar për klankosova.tv dëshmitarët e kësaj ngjarje që kanë dërguar edhe videot.

Sipas këtyre dëshmitarëve, personat e arrestuar ndaj të cilëve policia ushtroi dhunë fizike, janë babë e bir.

Në videot që janë dërguar në redaksi nuk është krejtësisht e qartë nëse pati rezistencë dhe dhunë edhe nga të arrestuarit.

Klan Kosova ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës, por ata kanë thënë se deri tash ende një informacion zyrtar për këtë ngjarje që sapo ka ndodhur.

Më poshtë shikoni videon:


LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001