Infektuar: 107557|Shëruar: 105652|Vdekur: 2245

Pogba: Unitedi nuk më ka bërë ofertë për rinovim

Kontrata e Paul Pogbas me Manchester Unitedin do të skadojë në qershor të vitit 2022, ndërsa ai akoma nuk ka marrë ofertë për rinovimin e saj.

Juventusi është duke e kërkuar rikthimin e mesfushorit francez në Torino, ndërsa në garë është edhe Paris Saint-Germaini.

“Kam edhe një vit në kontratën time, këtë e dinë të gjithë”, ka thënë Pogba në një konferencë për shtyp.

“Ende nuk kam marrë ofertë konkrete nga Manchester Unitedi për rinovim, nuk jemi ulur me trajnerin dhe drejtorët për të biseduar”.

“Unë jam futbollist i Manchester Unitedit. Jam duke menduar për ‘Euro 2020’, jam i përqendruar vetëm në këtë, sepse kam një agjent që merret me pjesën tjetër”, ka deklaruar tutje mesfushori.

Mediat italiane kanë raportuar se mund të ndodhë një shkëmbim ndërmjet Pogbas dhe Cristiano Ronaldos.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Teknologji
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001