Infektuar: 9049|Shëruar: 4979|Vdekur: 256

Pezullohen pushimet vjetore, SHSKUK tregon masat e reja

Asnjë punëtor i sektorit të shëndetësisë në Kosovë nuk mund të shfrytëzojë pushimin veror, kjo ngase ato janë pezulluar, shkruan Literal Media.

Në një komunikatë të shkruar, SHKSUK ka treguar vendimet e fundit të ndërmarra në koordinim me Qeverinë e Republikës së Kosovës, Ministrinë e Shëndetësisë, Federatën Sindikale të Shëndetësisë, Odën e Mjekëve dhe odat tjera profesionale.

"Të gjitha spitalet janë obliguar që të krijojnë hapësira shtesë, krahas hapësirave aktuale që kanë për trajtim të pacientëve të dyshuar dhe konfirmuar me Covid-19. Janë ndërmarrë masa që edhe në QKUK të krijohen hapësira shtesë. Në Klinikën e Neurologjisë shpejt do të jenë të gatshme hapësirat për pranim të pacientëve të dyshuar me Covid-19. Bazuar në nevojën që ka publiku për informim, do të ofrojmë transparencë të plotë për publikun", u bë e ditur në komunikatë.

Tashmë mediat do të kenë qasje në hapësirat spitalore, gjithmonë në konsultim dhe interes të publikut, duke respektuar rregullat e raportimit dhe etikën profesionale.

Njoftimi i plotë:


LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001