Infektuar: 17414|Shëruar: 14868|Vdekur: 660

Pas shtatë muajsh besimtarët u lejuan të falen në Qabe

Pas ndalimit prej shtatë muajsh për shkak të pandemisë në Qabe të Mekës, myslimanët kryejnë lutjen e parë të përbashkët.

Në muajin mars autoritetet saudite ndaluan hyrjen dhe kryerjen e lutjeve në Masjid al-Haram në Mekë dhe Xhaminë e Profetit në Medinë.

Në fillim të këtij muaji, Arabia Saudite rifilloi lejimin e qytetarëve dhe banorëve për të kryer Umren në vendet më të shenjta të Islamit, Meka dhe Medina, pas një pauze shtatë-mujore për shkak të shqetësimeve të koronavirusit.

Që prej 4 tetori, pelegrinazhet u është lejuar qytetarëve sauditë dhe myslimanëve që banojnë në atë vend.

Myslimanët e huaj u njoftua se do të mund të kryejnë ritet fetare në fillim të nëntorit gjersa xhamitë në Mekë dhe Medinë do të hapen me kapacitet të plotë.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Teknologji
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001