Infektuar: 39057|Shëruar: 24427|Vdekur: 1005

Pas ndihmës 26 milionëshe nga BE’ja, ambasadori gjerman bën thirrje të kalohet Rimëkëmbja

Bashkimi Evropian përmes zyrës së saj në Kosovë ka ndarë 26.5 milionë euro për të ndihmuar Kosovën në përballjen me pandeminë COVID-19, raporton.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka shkruar në Twitter se ky është lajm i mirë për Kosovën, dhe tani qeveria duhet të sigurojë shumicën që të kalohet Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike.

“Lajme te mira! BE’ja vazhdojnë të bëjnë atë që e flasin duke mbështetur partnerin tonë të besuar Kosovën me kontribute të konsiderueshme financiare në luftën kundër pandemisë. Do të ishte gjithashtu mirë nëse Qeveria së shpejti do të mblidhte shumicën për të miratuar më në fund Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike”, ka shkruar ambasadori gjerman.

Pagesa e parë prej 20.5 milionësh pritet që përpara fundit të këtij viti, thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së në Kosovë.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001