Infektuar: 15270|Shëruar: 12900|Vdekur: 619

Pas dyshimeve për korrupsion, ish-mbreti i Spanjës largohet nga vendi

Ish-mbreti i Spanjës Juan Carlos do të largohet nga vendi disa javë pasi është përfshirë në një hetim për dyshime për korrupsion, ka njoftuar Pallati Mbretëror.

82 vjeçari Juan Carlos njoftoi për largimin e tij përmes një letre për djalin e tij Felipe të cilit ia dorëzoi pushtetin gjashtë vjet më parë.

Ai tha se do të jetë në dispozicion nëse prokurorët do të duan ta intervistojnë.

Në muajin qershor, Gjykata Supreme e Spanjës nisi një hetim mbi dyshimin e përfshirjes së Juan Carlos në kontratën për një projekt hekurudhoror në Arabinë Saudite.

Nuk është bërë e qartë se kur Carlos do të largohet nga Spanja dhe ku do të jetojë tash e tutje.

Në vitin 2014, Juan Carlos hoqi dorë nga pushteti pas gati 40 vjetësh si mbret pas një hetimi për korrupsion që përfshinte dhëndrrin e tij dhe një udhëtimi kontravers për gjueti elefantësh që monarku e bëri gjatë krizës financiare të Spanjës.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001