Infektuar: 15333|Shëruar: 12987|Vdekur: 619

Pas dy divorceve, Kris Jenner jep deklaratën e papritur: Nuk do të martohem kurrë

Kris Jenner tha se nuk do të martohet kurrë dhe nuk është e fejuar me Corey Gamble.

Kris Jenner nuk do të martohet kurrë, shkruan DailyMail.

Sipas një shoku të familjes, 64-vjeçarja, e cila ka gjashtë fëmijë nga martesat e saj me të ndjerin Robert Kardashian dhe Caitlyn Jenner, nuk ka në plan të lidhë kurorë me partnerin e saj, Corey Gamble.

“Kris është akoma me Corey por ajo nuk është fejuar dhe ata nuk do të fejohen”, tha një mik i saj për The Sun.
“Ajo kurrë nuk do të martohet më. Kjo funksionon për të”, shtoi ai. Çifti u takuan në ndejën e ditëlindjes së 40-të të stilistit Riccardo Tisci në Ibiza më 2014.

Dy vjet më parë, Kris nxiti spekulimet se ajo ishte e fejuar me 39-vjeçarin Corey.

Mamaja e Kim nxiti thashetheme se ajo dhe i dashuri i saj kishin çuar marrëdhënien e tyre në nivelin tjetër pasi ajo u pa shumë herë me një unazë të madhe me diamant në gisht, por ajo nuk pranoi të përgjigjej në asnjë pyetje mbi këtë temë.

Në vend të kësaj, gjatë një loje të ‘Spill Your Guts or Fill Your Guts’ ndërsa shfaqej si mysafire në ‘Late Late Show’ i James Corden, Kris vendosi të mos zbulonte nëse ishte fejuar apo jo.

Ajo tha: ‘Jo, nuk do të përgjigjem.’

Ndërsa luftonte për të ngrënë insektet, James qeshi dhe tha se unaza iu përgjigj pyetjes më vete – por ylli i ‘Keeping Up With the Kardashians’ më pas rrëshqiti me përgjigjen e saj.

Krisu përgjigj: ‘Kjo nuk është unaza’.
LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001