Infektuar: 10059|Shëruar: 5792|Vdekur: 316

Pas deklaratave nga Ministria, Trusti bën edhe një reagim rreth tërheqjes së 10 përqindëshit

Ministria e Financave ka njoftuar sot se qytetarët të cilët bëjnë tërheqjen e 10% të kursimeve nuk do të kompensohen nga Qeveria për shumën e tërhequr. Pas këtij njoftimi të MF’së, ka reaguar edhe Fondi i Kursimeve Pensionale, raporton Express.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, TRUST’i ua ka bërë me dije sërish qytetarëve se nuk mund t’i tërheqin mjetet, meqenëse ende nuk ka ndryshuar ligji.

“Jua konfirmojmë se për t’u bërë i mundur propozim-plani i Qeverisë për 10%-shin duhet patjetër të ndryshohet ligji në fuqi për fondet pensionale në Kosovë. Ky ligj, siç dihet, mund të ndryshohet vetëm nga Kuvendi i Kosovës, dhe deri tek ai ndryshim ka procedura për t’u kryer”, thuhet në njoftim.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001