Infektuar: 38431|Shëruar: 23754|Vdekur: 989

Pas dekadash, Kina do të fillojë mision hapësinor për të mbledhur gurë në Hënë

Kina planifikon të lëshojë një anije kozmike në hënë këtë javë për të sjellë gurë nga hëna, përpjekja e parë që nga 1970 e një vendi për të marrë mostra nga sateliti natyror i Tokës.

Ajo do të mbledhë materiale që mund t’u ndihmojë shkencëtarëve të kuptojnë më shumë për origjinën e hënës. Ky mision do të testojë aftësinë e Kinës për të marrë mostra nga hapësira.

Nëse tregohet i suksesshëm, misioni do ta bëjë Kinën shtetin e tretë që ka arritur të sigurojë mostra nga hëna, pash SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik.

Anija kozmike që niset ditët në vijim, do të tentojë të mbledh 2 kg të mostrave në zonë të pavizituar të quajtur “Oqeani i Stuhive”.

Misioni i Kinës mund të ndihmojë që të jepen përgjigje rreth Hënës, shkruan CNN.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001