Infektuar: 98435|Shëruar: 84505|Vdekur: 1223

Paraqitjet televizive i dërgojnë në komision trajnerët e Kosovës

Trajneri i klubit të Gjilanit, Ismet Munishi dhe ai i KF Trepçës 89′, kanë thyer kodin e etikës sportive.

Ismet Munishi në emisionin sportiv të ATV-së deklaron se në ndeshjen FC Prishtina – SC Gjilani java e 26-të, FC Prishtina në favor të vetin kishte gjyqtarët si (lojtarin e 12-të) dhe ndikuan në rezultatin përfundimtar të ndeshjes si dhe prejudikon sipas teorive të tij se kush do të bëhet kampion.

Kjo përbën një shkelje të kodit të etikës sportive dhe kësisoj ai mund të marrë një dënim të rëndë.

Një gjë e njëjtë ka ndodhur edhe për trajneri e KF Trepçës 89′, Abedin Zeka, i cili ka akuzuar rëndë organet e FFK-së pa fakte, që është në kundërshtim me Kodin e etikës sportive.

Përpos gjesteve jo të hijshme në fushë, trajnerët po dënohen edhe për komentime dhe fjalitë e tyre nëpër emisione televizive.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001