Infektuar: 107557|Shëruar: 105652|Vdekur: 2245

Paraqitja brilante dhe ‘raketa’ e Bruno Fernandes ndaj Izraelit po vlerësohet lartë

Ylli i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes dhuroi një paraqitje brilante me Portugalinë në fitoren 4-0 ndaj Izraelit, duke shënuar dy gola dhe dhuruar një asistim duke treguar se është në formë të shkëlqyeshme përpara nisjes së Euro 2020.

Portugalia mori një fitore të thellë 4-0 ndaj Izraelit në një miqësore luksi disa ditë para nisjes së Kampionatit Evropian.

Lojtari më i mirë i ndeshjes padyshim se ishte ylli i Unitedit, Bruno Fernandes, i cili dhuroi një super-paraqitje me dy gola dhe një asistim.

Fernandes hapi serinë e golave në minutën e 42-të për 1-0, ndërsa dy minuta më vonë asistoi për Cristiano Ronaldon tek goli i 2-0.



Joao Cancelo shënoi për 3-0, ndërsa Fernandes u përkujdes ta mbyll rezultatin 4-0 me një ‘raketë’ në minutat shtesë.

Ky supergol i Fernandes në minutat shtesë po vlerësohet lartë nga të gjithë, ashtu sikurse edhe gjithë paraqitja brilante e mesfushorit kreativ.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001