Infektuar: 10590|Shëruar: 6138|Vdekur: 354

Paralajmëron policia në Viti, ndalohen qytetarët që s'respektojnë masat

Komuna e Vitisë ka mbajtur mbledhjen e rregullt në të cilën u vlerësua se gjendja epidemiologjike momentalisht është nën kontrollë, shkruan Literal Media.

"Në mbledhjen e rregullt të Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, u vlerësua gjendja aktuale epidemiologjike në komunën e Vitisë.Momentalisht u tha se gjendja momentale epidemiologjike është nën kontroll dhe numër jo i madh i të infektuarëve me Covid 19 në komunën e Vitisë, krahas numrit të madh që po paraqiten në nivel vendi" thuhet në njoftimin e komunës.

Poashtu Komandanti i Policisë në Viti, Afrim Hoti kërkoi nga qytetarët respektim të masave të vendosura nga Qeveria, ndryshe do të ndalohen nga policia.

"Komandanti i policisë në Viti, kapiten Afrim Halili, njoftoi se policia është duke patrulluar në teren, sidomos në ndalimin e qytetarëve që nuk respektojnë masat e kërkuara nga IKSHP-ja, për të cilët tha se do të gjobiten për mos mbajtje të maskës. Gjithashtu, u alepua tek të gjithë qytetarët që të zbatojn masat dhe të vendosin maskat, duke mbajtur edhe distancën e mjaftueshme" thuhet mes tjerash.

Postimi i plotë në Facebook:


LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001