Infektuar: 71344|Shëruar: 61014|Vdekur: 1627

Papërgjegjshmëria e qeverisë: Shuhen gjasat që vaksinimi në Kosovë të nis në shkurt

Edhe pse në shtetet e rajonit tashmë ka nisur vaksinimi i popullatës kundër virusit COVID-19, një gjë e tillë nuk është as afër nisjes në vendin tonë, përkundër premtimeve të shumta se kontingjenti i parë prej 100 mijë e 800 vaksinave të COVAX në Kosovë do të arrijë gjatë muajit shkurt.

Vonesat në negociata, mostransparenca si dhe gjendja politike në Kosovë, po vlerësohet se kanë ndikuar në mossigurimin e vaksinave kundër COVID-19.

Ministri në detyre i Shëndetësisë, Armend Zemaj javë më parë ka deklaruar se vaksina anti-Covid do të vijë në Kosovë gjatë muajit shkurt. Madje, ai tha se IKShPK-ja ka përcaktuar që të vaksinohen më shumë se 75% e popullatës, duke theksuar se do të fillojnë me të moshuarit, të sëmurët kronik dhe personeli shëndetësor.

“Në muajin shkurt besojmë se procesi i vaksinimit do të fillojë edhe në Kosovë. Shpresa dhe angazhimi ynë janë që të shtohen dozat e vaksinimit dhe deri në fund të muajit qershor të kemi një numër të konsiderueshëm të vaksinuarve të qytetarëve të Kosovës”.

Por këtyre premtimeve të Zemajt nuk po u shihet askund rezultati. Infektologu, Hamdi Ramadani duke folur për lajmi.net ka thënë përkundër deklaratave të ndryshme të organeve kompetente, gjasat janë të vogla që vaksinimi të nis gjatë muajit shkurt.

“Është evidente që çështja e vaksinimit dhe imunizimit për sëmundjen e Covid-19 ka nisur në krejt botën, ju e dini se veç ka filluar që nga muaji dhjetori, në shumicën e vendeve të botës, por edhe në Ballkan. Mirëpo në vendin tonë shenjat e vaksinimit dhe imunizimit nuk duket se do të jetë e shpejtë, përkundër deklaratave të ndryshme të organeve kompetente, që pritet se në muajin shkurt do të fillojë një vaksinim, gjasat po shifet se janë të vogla. Sot është data 23 shkurt, kështu që këto 4, 5 ditë pak është e mundur. Madje është në pyetje programi se si do të fillohet, seleksionimi i vendeve. Kështu që për fat të keq, përkundër deklaratave e premtimeve, një gjë e tillë si duket nuk po ndodh dhe kjo është një gjë shumë e keqe. Sepse sa më shpejt që të bëhet një vaksinim edhe mundësia e sëmundjes do të zvogëlohet, edhe mundësia e një vdekshmërie do të jetë minimale ose zero. Kështu që kjo do të jetë një mungesë e madhe, një gjë e keqe për vendin tonë edhe për organet që janë duke e menaxhuar këtë punë”, ka thënë Ramadani.

Derisa bota e vendet e Ballkanit po marrin vaksinën kundër COVID-19 dhe në Kosovë ende as nuk dihet kur nis një proces i tillë, Ramadani thotë se kjo është një papërgjegjësi e plotë nga organet kompetente.

“Bota po bënë vaksinimin, edhe vendet e Ballkanit, si Shqipëria, Maqedonia, Serbia, kështu që kjo është një e metë e madhe dhe një lëshim ose papërgjegjësi totale e organeve përkatëse që janë kompetente për këtë punë. Sepse prapë po them, derisa në nëntor dhe tetor është zbuluar vaksina, kështu që tash jemi në muajin shkurt dhe veç është dashtë të fillojë mirret doza e parë, të fillojmë me dozën e dytë etj. Kështu që për fat të keq, kjo është gjë e keqe, unë si profesionist mjekësor, si ekspert i fushës e shoh se ky është një lëshim i madh. Nuk e di se ku është problemi te financat, apo organizimi, por sido që të jetë problemi, kjo është një papërgjegjësi totale”, ka thënë tutje Ramadani.

Tutje Ramadani ka thënë se situata në vendin tonë ende është e rëndë dhe nëse nuk nis shpejt vaksinimi, siç tha ai, sëmundja nuk do të ndalet.

Sipas Ramadanit, në Kosovë ende nuk dihet se sa është imuniteti kolektiv sepse nuk është hulumtuar për të.

“Siç shihet në vendin tonë situata është ende e rëndë dhe derisa nuk fillon sa më shpejt vaksinimi sëmundja nuk do të ndalet, nuk do të eliminohet nuk do të zvogëlohet. Sepse ne ende nuk e dimë në Kosovë se sa është imuniteti kolektiv sepse nuk është zbuluar, nuk është hulumtuar ajo. Mendoj që ka plotë qytetarë që janë të pa imunizuar, që nuk kanë pasur kontakt me virusin kështu që duhet të bëhet vaksinimi dhe imunizimi si në të gjithë botën. Kështu që organet përkatëse përkundër premtimeve, gjasat po shihen se janë minimale dhe është një pikëpyetje e madhe se kur do të fillojë ky vaksinim. Përndryshe as masat nuk po respektohen dhe krejt këto e kanë bërë që edhe numri të rritet. Ne ende nuk e dimë se kur do të ndodh edhe sa dite edhe sa javë do të presim. Dhe derisa nuk fillon këto mbesin vetëm fjalë dhe premtime”, ka thënë Ramadani

Ndërkohë, në Shqipëri tashmë ka filluar arritja e kontingjenteve të vaksinës së Pfizer-it pothuajse çdo javë, kurse në prill, siç ka paralajmëruar kryeministri, Edi Rama, pritet të arrijë kontingjenti i parë i 360.000 dozave të vaksinës së kompanisë britanike, AstraZeneca dhe Universitetit të Oxford-it nga “një shtet mik”.

Maqedonia e Veriut po ashtu ka filluar vaksinimin me vaksinat e dhuruara nga Serbia, kurse Serbia tashmë u ka mundësuar qytetarëve të vetë të zgjedhin në mes katër vaksinave dhe ka vaksinuar mbi një milion njerëz.

Vaksinimi ka filluar edhe në Malin e Zi dhe në Bosnje e Hercegovinë, po ashtu me vaksina të dhuruara nga Serbia.

Derisa disa nga këtyre shtete kanë bërë negociatat direkte me kompanitë për të siguruar vaksinat, Kosova është në pritje të vaksinës së AstraZenecas përmes programit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX, që ka për qëllim të shpërndajë vaksina në vende të varfra.

Kosova pret të marrë nga COVAX-i rreth 100.800 doza të kësaj vaksine.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Teknologji
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001