Infektuar: 38431|Shëruar: 23754|Vdekur: 989

Pamje mahnitëse të vendeve malore në Kosovë që u mbuluan sot nga bora e parë

Temperaturat kanë filluar të bien dhe bora e parë është shfaqur në disa prej vendeve të Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Teksa Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se mbi vendin tonë sot do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët dhe me intervale me diell, vendet malore si Brezovica, Shala e Bajgores dhe Prevalla kanë marrë një pamje tjetër, duke u mbuluar nga bardhësia e borës.

Sipas këtij Instituti temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu me shpejtësi 1-6m/s.

Këtu mund t’i shihni disa fotografi se sa bukur duken këto vende malore që sot bora i ka mbuluar :


LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001