Infektuar: 107557|Shëruar: 105652|Vdekur: 2245

​OVL UÇK aktivitet protestues përmes artin, në mbrojtje të çlirimtarëve

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, do të organizojë nesër në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, aktivitet protestues përmes artit, për shkak siç thonë fyerjeve që po bëhen ndaj UÇK-së dhe në përkrahje të çlirimtarëve që gjenden padrejtësisht në dhomat e specializuara në Hagë.

“Këtë përvjetor të ditës së çlirimit të Kosovës, po e presim pa prezencën e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prandaj e kemi obligim moral e njerëzor që në këtë ditë të veçantë për vendin tonë, të jemi në përkrahje të tyre. Dil dhe shkruaj mbishkrimin “Me ju çlirimtarë” dhe formo figurat e nismëtarëve të Lirisë”, thuhet në njoftimin e Faton Klinakun, ushtruesit të detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së.

Aktiviteti do të fillojë në ora 11:00.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001