Infektuar: 10590|Shëruar: 6138|Vdekur: 354

Nuk dalin paratë, Bajrami fajëson Kuvendin për mos rishikimin e buxhetit

Qytetarë të shumtë kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për mos ekzekutimin e parave të premtuara të pakos emergjente nga Qeveria e Kosovës, shkruan Literal Media.

E këtyre ankesave, ministrja e Financave Hykmete Bajrami iu ka dhënë një adresë, e që është Kuvendi i Republikës së Kosovës.

"Kështu për momentin implementimi i masave është peng i votimit të rishikimit të Ligjit të Buxhetit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ndërsa në momentin kur kalon rishikimi i Buxhetit në Kuvend, përgjegjësia është të Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit për masat në mbeshtetje të sektorit privat dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për masën numër 15", u shpreh Bajrami.

Lexoni reagimin e saj të plotë:


LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001