Infektuar: 15379|Shëruar: 13088|Vdekur: 620

“Nomadland” me dramën për të sotmen merr “Luanin e Artë”

Një ditë pas premierës dhe pasi mori vëmendjen e kritikës më shumë se çdo film tjetër në garë, regjisorja kineze e cila jeton dhe vepron në SHBA, Chloé Zhao, ka fituar “Luanin e Artë” në Festivalin e Filmit në Venecia me filmin e saj “Nomadland”, një dokumentar në të cilin aktorja Frances McDormand luan të venë që udhëton rreth Amerikës pas krizës ekonomike të vitit 2008. Është cilësuar si dramë poetike për punëtoren emigrante që shpërfaq shoqërinë.

Lista e filmave garues ishte e paparashikueshme deri në ndarjen e çmimeve të shtunën, kur duartrokitjet dhe kritikat për filmin dhanë përshtypje që ai është fituesi. Juria në krye me Blanchett nuk hezitoi.

Ky shpërblim e bën Zhaon regjisoren e parë që e merr çmimin kryesor në Venecia pas triumfit të Sofia Coppolas me “Somewhere”, në vitin 2010, dhe regjisoren e parë aziatike që e ngre këtë trofe që nga Mira Nair në vitin 2001. Në vitin që ka pasur një rekord me tetë regjisore në garë – gati gjysma e tyre në listën kryesore – kishte spekulime të gjera se juria në krye me Blanchett do të shpërblente njërën prej tyre.

Pritshmëri të larta kishte për Zhaon, e cila depërtoi me premierën e filmit “The Rider” në vitin 2017, në Cannes, dhe me “Nomadland”, që kombinon forcën e thellë emocionale me formën inovative, të shfaqura në mënyrë të mrekullueshme si në Venecia ashtu edhe në premierën e filmit në Toronto.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001