Infektuar: 56427|Shëruar: 49293|Vdekur: 1447

Njihuni me Behare Maksutajn, 24 vjeçaren nga Deçani që u shpall “Miss Shqiptarja në botë 2020”

Ajo është vetëm 24 vjeçare dhe ditë më parë rrëmbeu kurorën e më të bukurës në botë.

Fjala është për modelen nga Deçani, Behare Maksutaj, e cila në fund të vitit të kaluar u zgjodh “Miss Shqiptarja në botë” – në kuadër të spektaklit të realizuar nga “Gecjan Fashion Group”.

E njëjta arriti të triumfojë në mesin e shumë vajzave të bukura, ndonëse kjo ishte në sfidë e madhe për shkak të angazhimeve si një grua e martuar e po ashtu edhe si nënë.

Maksutaj në një intervistë ekskluzive për Telegrafin rrëfen më shumë për karrierën profesionale e jetën private, duke mos lënë anash as planet e së ardhmes.

Për publikun jeni bërë më e njohur pas shpalljes “Miss Shqiptarja në Botë 2020”, kush është në të vërtetë Behare Maksutaj?

Siç është cekur edhe nga ju, unë jam Behare Maksutaj me prejardhje nga Deçani por që jetoj dhe veproj që gjashtë vite në Zvicër. Momentalisht jam 24 vjeçare, jam e martuar dhe kam dy fëmijë.

Si të bën të ndihesh fakti që në mesin e shumë vajzave keni arritur të rrëmbeni kurorën e më të bukurës?

Natyrisht se ndihem shumë mirë dhe krenare që kam arritur të rrëmbej kurorën, në mesin e gjithë atyre vajzave të bukura..

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Teknologji
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001