Infektuar: 108371|Shëruar: 106001|Vdekur: 2257

Një vit burg me kusht dhe dy mijë euro gjobë për ferizajasin, mashtroi një person të sëmurë

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit A.M. shtetas i Republikës së Kosovës, i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për shkak të veprës penale “Mashtrimi”.

Gjykata e shpalli fajtor dhe gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej një viti, i cili dënim nuk do të ekzekutohet, nëse i pandehuri në afat prej dy vjet nga dita e plotfuqishmërisë së vendimit nuk kryen vepër penale, si dhe dënim me gjobë në shumë prej dymijë euro.

“I pandehuri akuzohet se nga muaji janar 2021 deri më 27 prill 2021, në një fshat në Ferizaj, duke vepruar në vazhdimësi me anë të paraqitjes së rreme të fakteve, duke u prezantuar si pjesëtar i FSK-ës dhe duke u paraqitur n mënyrë mashtruese si person qe ka mundësi të ndihmoj në shërimin e B.S. dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete dhe për ti shkaktuar dëm material te dëmtuarave V.S dhe B.S., i mashtron të njëjtat duke u premtuar se do të ju siguroj fonde për mjekimin e të dëmtuarës B.S., dhe e vazhdon lajthimin në atë mënyrë që duke ju paraqitur fatura, kinse të një spitali privat, ju thotë se është shtyrë operimi i të dëmtuarës për shkak të shpenzimeve shtesë, dhe për këtë e nxit të dëmtuarën të jap para në vlerë të përgjithshme prej nëntëmijenëntëqind (9,900) € për shpenzime të ndryshme dhe pastaj duke i gënjyer se operacioni mund të kryhet në Kosovë e jo në Turqi apo Shqipëri, siç ju kishte thënë në fillim të dëmtuarave, me ç’rast i ka dërguar të njëjtat ne një motel në Prizren qe te presin thirrjen e një doktori nga Tirana dhe i njëjti më nuk është paraqitur”, njofton gjykata, transmeton Express.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001