Infektuar: 9049|Shëruar: 4979|Vdekur: 256

Një kompani elitë e ushtrisë gjermane shpërbëhet për arsye ekstremizmi

Një kompani që i përkiste forcave të komandës speciale të ushtrisë gjermane (KSK) është shpërbërë pas akuzave për ekstremizëm të krahut të djathtë, tha një zëdhënës i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes.

”Kompania e Dytë e KSK-së së Bunsdeswehrit u shpërbë dhe disa trupa u transferuan në kompani të tjera të KSK”, tha zëdhënësi.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer e kishte njoftuar hapin katër javë më parë, si pjesë e masave më të gjera për të ndaluar ekstremizmin e krahut të djathtë brenda forcave të KSK, të cilat janë trajnuar për operacione speciale siç janë lirimi i pengjeve.

Nga katër kompanitë e KSK-së, Kompania e Dytë ishte nën hetim për organizimin e një feste, në prill 2017, gjatë së cilës ushtarët kishin dëgjuar muzikë rock, me tekste që lavdëronin ekstremin e djathtë si edhe bënin bërë përshëndetjen e Hitlerit, që është e ndaluar në Gjermani.

Në maj të vitit 2020, policia gjeti eksploziv dhe municion artizanal në pronën e një ushtari të Kompanisë së Dytë.

Pas incidenteve, Kramp-Karrenbauer përpunoi një plan më të gjerë që përfshin 60 masa për të trajtuar ekstremizmin e krahut të djathtë brenda KSK-së, që ka rreth 300 ushtarë dhe disa qindra staf shtesë, megjithëse shifrat zyrtare nuk dihen.

Ushtarëve të mbetur të KSK-së u është dhënë afat deri më 31 tetor për të provuar se nuk janë pjesë e ekstremit të djathtë.

Kramp-Karrenbauer ka kërcënuar një shpërbërje të plotë të KSK-së.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001