Infektuar: 10590|Shëruar: 6138|Vdekur: 354

Nga e shtuna punime në "Arbën Xhaferi" në pjesën Doganaj-Hani i Elezit, herë pas here do të mbyllet njëri shirit

Ministria e Infrastrukturës, njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se duke filluar nga data 11.07.2020 (e shtunë) e deri në përfundim të punimeve, do të ketë punime rrugore në Autostradën "Arbën Xhaferi" ndërmjet nyjës në pjesën Doganaj-Hani i Elezit.

Përgjatë këtij segmenti rrugor, aktivitetet e punimeve në këtë pjesë të kësaj autostrade, do të zhvillohen në mirëmbajtjen e fugave të dilatimit të urave.

Gjatë zhvillimit të këtyre aktiviteteve, varësisht nga pjerrtësia tërthore e urave, do të bëhet mbyllja e përkohshme e njërit shirit qarkulluese të trafikut në gjatësi sa nevojitet për zhvillimin e punimeve, duke vendosur shenja të përkohshme adekuate të trafikut për paralajmërim të punimeve rrugore me ç'rast pas përfundimit të punimeve do të largohen menjëherë.

Punimet do të kryhen në dy drejtimet, nyja Doganaj-Hani i Elezit dhe anasjelltas.

Ministria e Infrastrukturës, kërkon mirëkuptimin e qytetarëve deri në përfundimin e këtyre punimeve.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001