Infektuar: 108371|Shëruar: 106001|Vdekur: 2257

Nëntë të infektuarit me COVID-19 në Viti janë familjarë

Ashtu si në shumicën e vendeve të Evropës dhe rajonit, edhe në Kosovë ka filluar të ngritët numri i rasteve të reja me coronavirus. Paralelisht kësaj vaksinimi po vazhdon.

Gjatë 24 orëve të fundit numri i personave të infektuar me coronavirus ka shënuar ngritje.

Nga 28 rastet e konfirmuara, 9 prej tyre i përkasin një familjeje në Viti.

Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, Vjollca Kadolli, ka dhënë lajmin duke bërë thirrje për personat që kanë pasur kontakt me ta të bëjnë testet.

“Rastet janë nga Begunca dhe për hir të korrektësisë, mund të konfirmoj që janë familjarë në mes vete.

Nga biseda që kam pasur me të infektuarit, simptoma kanë të gjithë që disa ditë, prandaj kërkoj që të gjithë ata qytetarë qe kane pasur kontakt me personat pozitivë, të izolohen, ndërsa ata që kanë simptoma të vijnë për testim në QKMF-Viti, në hapësirën e ndarë për Covid, çdo ditë pune prej orës 09.00-11.00”, ka shkruar Vjollca Kadolli.

Kodolli ka njoftuar se nga fillimi i pandemisë Komuna e Vitisë ka regjistruar 1,713 raste me coronavirus.

Ndërsa, po sipas saj deri më tani në këtë komunë janë dhënë 6,044 vaksina.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001