Infektuar: 107557|Shëruar: 105652|Vdekur: 2245

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 19 pacientë me COVID-19, dy në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 19 pacientë me COVID-19.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook thuhet se 10 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi dhe dy të tjerë janë në gjendje të rëndë.

“Të dhënat aktuale për pacientët me COVID-19: 19 pacientë me COVID-19 të shtrirë, 10 pacientë me COVID-19 në oksigjeno-terapi, dy pacientë me COVID-19 në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, në këtë spital gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 400 vizita specialistike, janë bërë 28 pranime si dhe 176 pacientë janë hospitalizuar.

Po ashtu është kryer edhe një lindje si dhe tetë operacione.

“1 lindje (vajzë), tetë operacione, 35 hemodijaliza, 279 pacientë që kanë bërë 3,989 analiza, shërbime radiologjike: 68 Rëntgena, 39 Ultrazëra, 30 CT-ja dhe 5 Mamograf”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Teknologji
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001