Infektuar: 9492|Shëruar: 5336|Vdekur: 284

Në këtë vend të botës po planifikohet të testohet i tërë populli për koronavirus

Në qytetin turistik të plazheve Da Nang në Vietnam planifikohet që të testohet tërë populli për Covid-19.

Autoritetet lokale atje e bënë njoftimin pasi 40 raste të reja me koronavirus u raportuan atje.

Kjo shifër ka bërë që numri i përgjithshëm i personave të infektuar në Vietnam ka shkuar në 586, ndërsa tre vdekje janë raportuar nga e premtja.

Da Nang ka një popullsi prej rreth 1.1 milion njerëz.

Zyrtarët lokalë mjekësorë kanë kryer më shumë se 8,000 teste që kur u zbulua një shpërthim i ri me Covid-19 në qytet, transmeton Klan Kosova.

Autoritetet thanë se aftësia e testimit tani do të rritet nga 8,000 në 10,000 në ditë.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Teknologji
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001